Florian Kadriu humb ndeshjen me Vardarin, shkaku i lëndimit!

Futbollisti i Rabotniçkit, Florian Kadriu do të mungojë për ndeshjen e nesërme që ekipi e tij e luan ndaj Vardarit në kuadër të xhiros së 12-të në elitën e futbollit vendor.

Kadriu ka marrë një lëndim në kofshën e muskulit të këmbës së majtë në ndeshjen ndaj Pelisterit që zhvilloi të dielën. Nga stafi mjekësor kanë theksuar se nuk është asgjë serioze, me kërçovarin që do të ngelet vetëm një javë jasht terreneve të futbollit.

Mungesën në takimin me Vardarin për infosport e ka konfirmuar edhe vet lojtari, me Kadriun që ndjenë keqardhje që nuk do të jetë pjesë në këtë përballje shumë të rëndësishme.

“Më vjen keq që nesër s’do të mundem të luaj kundër Vardarit për arsye të një lëndimi që mora në ndeshjen e fundit. Jam duke i bërë kontrollet dhe shpresojë që nga xhiroja e ardhshme të rikthehem. Ekipit i dëshiroj suksese nesër ndaj Vardarit dhe shpresojë të shënojë fitore që të ngritemi aty ku e kemi vendin”, shprehet enkas për infosport futbollisti i Rabotniçkit, Kadriu.

Takimi ndërmjet Rabotniçkit dhe Vardarit do të zhvillohet nesër në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup me fillim në orën 14:30./InfOSport.mk

Leave a Reply