Tifozët e Flamurtarit të Prishtinës dajak futbollistit të tyre! Bënte tifo për Partizanin e Beogradit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak ditësh te skuadra prishtinase e Flamurtarit që garon në Superligën e Kosovës.

Si duket kjo skuadër është bërë zakon të jetë në qendër  të mediave, kjo sërish shkaku i tifozëve të saj. Ditë më parë një tifoz i kësaj skuadre hyri në fushë dhe me një shkop goditi dy futbollistë të Vëllaznimit të Gjakovës, kur këto po i gëzoheshin golit të barazimit në çastet e fundit të takimit. Ndërkohë sot “Gazetasheshi” shkruan se tifozët e kësaj skuadre kanë sulmuar futbollistin e tyre, malazezin Simo Goranoviq, teksa ky i fundit po stërvitej me futbollistët tjerë të skuadrës.

Shkak për këtë është bërë një postim në profilin e mbrojtësit në facebook para ndeshjes së Liga Evropa ndërmjet Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit, kishte shkruar “Forza Partizan”.

Ka mjaftuar një shkrim i këtillë për të revoltuar tifozët e Flamurtarit, të cilët e kishin sulmuar fizikisht atë.

Lajmin për këtë sulm dhe ndarjen me klubin nga kryeqyteti kosovar e ka konfirmuar edhe vetë futbollisti malazez, i cili nuk ka dashur të flasë më shumë, duke potencuar se është i shokuar me atë që ka ndodhur.

Simo Goranoviq ishte një ndër futbollistët më standard te Flamurtari që nga fillimi i sezonit në Superligën e Kosovës, duke mbuluar mjaft mirë pozitën e mbrojtësit të majtë.

Leave a Reply