Djukiç tifozëve të Partizanit: Do jeni serb më të mëdhenj nëse nuk ofendoni shqiptarët

Trajneri i skuadrës së Partizanit të Beogradit, Miroslav Djukiç, duke folur për ndeshjen e nesërme kundër Skënderbeut, nuk ka mundur të mos flas edhe për pjesën e tifozëllëkut, duke kërkuar nga ana e tifozëve “bardhë e zi” një anim korrekt dhe pa fyerje ndaj shqiptarëve.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se do të luajmë një ndeshje shumë të rëndësishme, një nga dy finalet që do të luajmë në shtëpi për të kaluar në fazën tjetër. Na pret një ndeshje e vështirë kundër një kundërshtari të fortë dhe agresiv, i cili pëson me vështirësi gola. Partizani duhet të hyjë në fushë siç ka bërë në gjithë historinë, e vendosur dhe ekip fitues” – tha Djukiç.

Në pyetjen e gazetarëve shqiptarë nëse pret që tifozët e Partizanit të shkaktojnë probleme dhe të ofendojnë shqiptarëtm Djukiç me përgjigje: “Unë nuk pres që të ketë probleme, asnjë nga ne. Ne duam një ndeshje të vërtetë futbolli. Duam që të flasim vetëm për futboll. Në këtë fushë ne nuk duam probleme. Duhet të jemi miq, pasi futbolli mund të na afrojë më shumë. Të gjithë kemi vuajtur për shkak të këtyre problemeve ndaj dhe duhet të flasim vetëm për spektaklin që dhuron fusha e lojës”.

Ai madje nuk nguroi që të ju bëjë një thirrje tifozëve të skuadrës së tij, “Grobari” dhe gjithë atyre që do të jenë prezent në stadiumin “Humsk” të Beogradit.

“Do të jeni serbët më të mëdhenj nëse ndihmoni skuadrën tuaj, por jo nëse sulmoni kundërshtarin dhe e fyeni atë”, – ka përfunduar strategu serb, i cili pjesën më të madhe të karrierës së tij futbollistike e kishte kaluar në Spanjë.

Leave a Reply