Autoritetet serbe demantojnë mediat e tyre për dronin

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë e ka demantuar lajmin se tre shqiptarë janë ndaluar të hyjnë në Serbi, pasi të njëjtit planifikonin të udhëtonin drejt Beogradit me një dron të fshehur në veturë.

Disa prej mediave kanë raportuar se shqiptarët “planifikonin të shkaktonin kaos në Beograd”, mirëpo lajmi është hedhur poshtë dhe si i pavërtetë nga vetë autoritetet serbe.

Ndërkohë, trillimi i radhës është se rreth 2 mijë shqiptarë nga Lugina e Preshevës planifikojnë të udhëtojnë drejt Beogradit, për të përkrahur Skënderbeun dhe se të njëjtit në stadiumin “Humsk” planifikonin të shpalosnin flamurin e Shqipërisë.

Ky duket të jetë vetëm një lajm vetë viktimizimi i llojit “provokacija” nga mediat serbe, duke marrë parasysh që për shkak të tensioneve, UEFA kishte vendosur që ndeshjet mes Partizanit dhe Skënderbeut të zhvillohen pa praninë e tifozëve mysafirë, ashtu siç ishte rasti edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Leave a Reply