Higuain “jo i dëshiruar” për Sampaolin, sërish mbetet jashtë përfaqësueses së Argjentinës

Seleksionuesi i përfaqësueses së Argjentinës, Jorge Sampaoli, ka publikuar listën me futbollistët që do t’i llogaritë për dy takimet miqësore ndaj Rusisë dhe Nigerisë. Në listën e Sampaolit sërish mungon emri i sulmuesit të Juventusit, Gonzalo Higuain, edhe pse ky i fundit kohëve të fundit ndodhet në formë të mirë.

Rithehet në grumbullim sulmuesi i Manchester City-t, Sergio Aguero, ndërsa është konfirmuar edhe kapiteni i Interit, Mauro Icardi. Argjentina do të përballet me organizatoren e botërorit, Rusinë më 11 nëntor dhe 3 ditë më pas me Nigerinë.

Portierë: Romero, Guzman, Marchesin

Mbrojtës: Mascherano, Fazio, Mercado, Otamendi, Pezzella, Insua

Mesfushorë: Salvio, Banega, Acuña, Paredes, Rigoni, Kranevitter, A. Gomez, Perotti, E. Perez, Belluschi

Sulmuesë: Messi, Aguero, Icardi, Di Maria, Dybala, Pavon, Benedetto

Leave a Reply