Topi në rrjetë, por arbitri fërshëllen fundin e takimit dhe nuk pranon të njëjtin (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen e “Segunda Division B” në Spanjë ndërmjet Gimnástica Segoviana dhe Ponferradina. Edhe pse skuadra mysafire shënoi një gol të rregullt në fundin e ndeshjes, i njëjti u anulua. Njëri prej sulmuesve të skuadrës mike morri një top të bukur në zonë, teksa ishte i vendosur i vetëm përballë portierit.

Goditja e tij përfundoi në rrjetë, mirëpo arbitri kryesor u tregua më i “zoti” duke vërshëllyer në momentin që futbollisti goditi topin.

Futbollistët dhe drejtuesit e skuadrës së Ponferradinës hyn të gjithë në fushë për të protestuar ndaj arbitrit, por kjo nuk e ndryshoi vendimin e tij, teksa ai mund të justifikohet me faktin se koha shtesë kishte përfunduar.

Leave a Reply