Milani sërish ndalet nga AEK-u i Athinës

Milani nuk po arrin të gjejë paqe as në Liga Evropa. “Kuqezinjët” e Montellës sërish u ndalën nga AEK-u i Athinës me një barazim pa gola, duke shtyrë kështu çështjen e kualifikimit në grupin D.

Milani pas katër ndeshjeve të zhvilluara në fazën e grupeve të Liga Evropës, renditet në vendin e parë me 8 pikë të tubuara, ndërsa pas “Milanezëve” renditen AEK-u , Austria Viena dhe Rijeka. Ndërkoha Austria Viena sonte fitoi me rezultat të thellë 4:1 Rijekën.

Leave a Reply