Milani fiton, Montella merr frymë më lirshëm (VIDEO)

Vinçenco Montella mund të merr frymë më lirshëm, pas fitores së Milanit në takimin e sontshëm përballë Sasuolos në transfertë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga “San Siro” në ndeshjen e fundit të së dielës në kuadër të javës së 12-të shënoi fitore me rezultat 2:0, duke shënuar nga një gol në secilën pjesë.

Romanjoli realizoi golin e avantazhit në minutën e 39-të me kokë, duke bërë atë që deri në ato momente nuk arrinin ta bënin sulmuesit “kuq e zi”.

Goli i dytë mban firmën e fantazistit Suso, i cili me një goditje fantastike me të majtën e tij të artë në minutën e 67-të shuajti shpresat e vendasve, të cilët deri në ato momente shpresonin në një rezultat pozitiv.

Për Milanin ishte kjo vetëm fitorja e 6-të këtë edicion, me ç’rast kjo skuadër tashmë me 19 pikë renditet në pozitën e 7-të, teksa Sassuolo mbetet në kuotën e 8 pikëve, duke u renditur vetëm në pozitën e 17-të.

Leave a Reply