Bundesliga i thotë “lamtumirë” sistemit VAR

SPërdorimi i sisitemit VAR në Bundesligën gjermane solli diskutime të shumta të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, por ajo e cila po diskutohet tashmë në Gjermani, është tema e një tjetër natyre.

Në këto momente në Bundesligë, nuk po flitet vetëm për përdorimin e saj, por për diçka edhe më të rëndë, manipulimin.

Në ndeshjen e përpara dy javësh ndërmjet Shalke 04 dhe Volfsburgut, ndeshje kjo që ishte mbyllur me rezultatin 1:1, është përfolur për një manipulim në pamjet filmike të video asistenit.

Kryesori i kësaj ndeshje, Helmet Krug kishte dhuruar dy penalti inekzistente në këtë ndeshje, nga një për secilën skuadër.

Futbollisti i Shalke 04, Nabil Bentaleb penaltinë e akorduar nga ana e arbitrit kryesor arriti që ta shndërrojë në gol në minutën e 43-të, teksa të njëjtën gjë në minutën e 61-të nuk arriti të bëjë edhe Mario Gomez i Volfsburgut.

Megjithatë “ujqërit” arritën që të barazojnë rezultatin me golin e shënuar nga ana e Divok Origit në minutat shtesë të takimit, duke marrë një pikë nga kjo transfertë e vështirë në “Gellzenkirshen”.

Tashmë pritet që në janar, Gjermania ta braktis përfundimisht futjen e teknologjisë në fushën e lojës, që brenda 11-javëve të para në Bundesligë solli shumë diskutime.

Leave a Reply