Hamilton habit të gjithë: Nuk e di nëse do vazhdoj të merrem me Formula 1

Kampioni i Formula 1, Luis Hamilton ende nuk ka vendosur nëse do të garojë në Formula 1 edhe pas vitit 2019-të, atëherë kur edhe zyrtarisht do ti përfundojë kontrata me skuderinë e Mercedes.

Britaniku ka habitur të gjithë me dyshimet e tij në një intervistë për “Autosport”: “Do të doja të vazhdoja, por jam në atë pikë të karrierës kur pyet veten se kur do të tërhiqesh. Por, e di shumë mirë se nëse largohesh, nuk mund të kthehesh më në Formula 1. Disa thonë se duhet të qëndrosh sa më shumë të mundesh, por unë nuk e mendoj kështu. Ka edhe gjëra të tjera që mund të bësh në jetë. Kam punuar gjithë jetën duke menduar se do të ndalem një ditë për të shijuar gjithçka që vjen pas. Por, tani nuk kam më kohë. Tani kam këtë dyshim në kokë: Duhet të zgjedh momentin e duhur për t’u tërhequr dhe e di se do ta bëj siç duhet”, deklaroi Hamilton.

Leave a Reply