Njihuni me 8 grupet e KB “Rusi 2018” (FOTO)

Pak më parë në Kremlin të Rusisë është hedhur shorti për grupet e Kampionatit  Botëror, i cili gjatë vitit të ardhshëm do të zhvillohet në Rusi, njofton “infOSport.mk”.

Rusia vendase që bënë pjesë në Grupin” A”, do të hap evenimentin e kësaj vere me Arabinë Saudite, ndërkohë që do të ketë një grup të thjeshtë me Egjiptin dhe Uruguain.

Grupi i ferrit është ai “D”, teksa Argjentina, Islanda dhe Krocia do të luftojën për të dalë në krye të grupit, teksa pjesë e këtij grupi është edhe Nigeria.

Spanja do të përballet me Portugalinë e Kristiano Ronaldos në Grupin “B”, ndërkohë që Belgjika sfidon Anglinë në grupin “G”.

Gjermania kampione bote në fuqi do të duhet të masë forcat me rivalë të konsideruar të lehtë në letër, pasi në grupin “F” do të ketë si kundërshtarë Meksikën, Suedinë dhe Korenë e Jugut

Përmes fotos më poshtë mund të shihni edhe të gjitha 8 grupet e përbëra me nga 4 skuadra, ku vetëm dy skuadrat e para në grup do të kualifkohen për në fazën eliminatore, kur më pas gjatë muajit korrik do të mësojmë edhe emrin e kampionit të ri të Botës, që aktualisht mbahet nga Gjermania.

 

Leave a Reply