Goli i Beneventos çmendi komentatorin e famshëm të Milanit (VIDEO)

Komentatori dhe njëkohësisht tifozi më i çmendur i Milanit, Tiziano Krudeli gjatë ndeshjes së djeshme që skuadra e tij e zemrës, Milani e zhvilloi ndaj Beneventos, nuk mund të ju beosnte syve, kur në sekondat e fundit të ndeshjes portieri Brinjoli shënoi golin e barazimit, duke i mohuar tre pikët e plota Milanit.

“Portieri ka shënuar me kokë. Shko në shtëpi, turp, shko në shtëpi! E pabesueshme, 2 me 2”,  – ishin fjalët e Krudelit që e përjetoi shumë keq këtë gol.

Milani deri në minutën e 94-të avansonte me rezultatin 2:1, mirëpo ishte goli i portierit të Beneventos që ia prishi gëzimin edhe trajnerit Xhenaro Gatuzo, që në këtë mënyrë nuk arriti që të debutojë me fitore në bankinën e Milanit.

Leave a Reply