Arda Turan largohet nga Barcelona, Serie A destinacioni i rradhës!

E ardhmja e Arda Turan nuk është e lidhur me Barcelonën. Ai me shumë gjasa në janar do të largohet nga skuadra “katalunase”, ndërsa një gjë të tillë më së miri e dëshmojnë edhe fjalët e agjentit të tij, Ahmet Bulut, i cili pretendon se futbollisti i tij ka marrë oferta nga Italia dhe se e ardhmja e tij do të vendoset “në dy javët e ardhshme”.

“Ka disa skuadra që duan Arda”, ka thënë ai duke mos treguar emrin e skuadrës që po e dëshiron futbollistin turk.

“Ai ka oferta nga klubet në Angli, Spanjë dhe Itali, dhe situata do të bëhet e qartë në dy javët e ardhshme, Njëri prej tyre dëshiron ta sjellë atë në hua, një tjetër dëshiron një transferim të plotë”, ka përfunduar agjenti i Arda Turan.

Kujtojmë që skuadrat gjigande italiane, si Inter, Roma, Juventus dhe Milan kanë shprehur dëshirën për ta transferuar yllin turk, i cili gjithashtu është i lidhur edhe me një transferim të mundshëm te skuadra e njohur turke e Galatasarajit.

Leave a Reply