Messi barazon rekordin e Gerd Myler

Ylli argjentinas Lionel Messi sonte ka barazuar një rekord të paarritshëm, që deri më tani mbahej në pronësi të sulmuesit legjendar gjerman, Gerd Myler. Me golin e shënuar në ndeshjen e së dielës në mbrëmje ndaj Viljarealit në “El Madrigal”, Messi arriti në shifrën e 525 golave me fanellën e Barcelonës.

Një shifër të tillë golash kishte shënuar edhe Gerd Myler me fanellën e Bajernit të Munihut, që është e arritura më e madhe individuale me një fanellë të njëjtë.

Duke pasur parasysh cilësitë dhe formën e argjentinasit, është më se e sigurtë se Messi do të kalojë gjermanin në këtë “listë të përjetshme”, edhe atë madje që brenda vitit 2017-të, duke pasur parasysh se me Barcelonën e tij do të zhvillojë edhe dy ndeshje, edhe atë që të dyja në kuadër të La Liga-s, kundër Deportivo Lakorunjës (17.12) dhe Realit të Madridit (23.12).

Leave a Reply