E pabesueshme, Ranieri “sulmon” arbitrin e katërt (VIDEO)

Klaudio Ranieri pa dyshim se është një ndër trajnerët më të mirë që njeh futbolli evropian vite me rradhë. Një gjë të tillë strategu italian po dëshmon edhe  këtë vit nën drejtimin e Nant në kampionatin elitar francez, ku sot ka bërë edhe një veprim të pahijshëm, që habiti të gjithë.

Strategu italian në ndeshjen e javës së 18-të që skuadra e tij e zhvilloi ndaj Anzher pas një starti të njërit prej futbollistëve kundërshtarë ndaj futbollistit të Nant te arbitri i katërt manifestoi një pretendim për ndërhyrje të palejuar, mirëpo që i kaloi kufijtë, pasi me dtë dyja duart kapi për kokë arbitrin  e katërt.

Pas gjithë kësaj arbitri kryesor Abed me plotë të drejtë ndëshkoi Klaudio Ranierin me karton të kuq, me ç’rast ishte i detyruar që të lëshojë terenin.

Në fund Nant shënoi fitore minimale 1:0 falë golit të shënuar nga Sala në minutën e 24-të nga pika e bardhë, edhe pse 35 minutat e fundit të takimit i zhvilloi me një futbollist më pak në fushë pas kartonit të dytë të verdhë të Bamu. Nant me këtë fitore tashmë ka arritur në kuotën e 30 pikëve, duke u renditur kështu në pozitën e pestë.

Leave a Reply