Tifozët e Konjasporit me kereografi: “Kudsi është dhe do të mbetet i yni”

Ndeshja Konjasport-Fenerbehçe e zhvilluar në kuadër të xhiros së 17-të në Superligën turke u mbyll pa fitues me barazim 1:1, ndërsa ajo që tërhoqi vëmendjen ishte edhe pjesa e shfaqjes së kereografisë nga tfiozët vendas para fillimit të sfidës.

Në stadiumin “Konya Bujukshehir Belediye”, tifozët e ekipit Konjaspor, në tribunën prapa portës lindore realizuan një koreografi 3 dimensionale të Mesxhid-i Aksa-së, ku shkruante “Kudsi pret Saladina të rinj”. Në koreografitë e tifozëve u përfshinë Mesxhid-i Aksa, fitues i Kudsit Saladin Ejjubi dhe flamujt e Palestinës dhe të Turqisë në dorën e simbolit të rezistencës së Palestinës, Hanzala.

Gjatë koreografisë nga tribunat u brohoritën sloganet “Kudsi është dhe do të mbetet i yni”. Ndeshjen e ndoqi edhe palestinezi me sindromin Doën, Muhammed.

Leave a Reply