NBA, fitojnë Oklahoma dhe Golden Stejt

Oklahoma e ka fituar ndeshjen e mesnatës përballë Los Anxheles Klipers. “Thunders” kanë mposhtur ekipin nga Los Anxheles me 10 pikë dallim, me shifrat e përgjithshme, 117:127.

Më të dalluarit e mbrëmjes tek Oklahoma ishin, Poll Xhorxh me 31 pikë si dhe Rasell Uestbruk me “triple doublen” e radhës, 29 pikë, 11 asiste, 12 kërcime

Në anën tjetër më të  spikatur tek “klipersat” dolën të jenë DeAndre Xhordan me 26 pikë, ndërsa me numrin e njëjtë të pikëve këtë ndeshje e mbylli edhe Lu Uiliams.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes Golden Stejt në transfertë me rezultatin 124:114 mposhti Hjustonin. Më i merituari për këtë fitore të “uariorsave” ishte Stefan Keri, që ndeshjen e mbylli me 29 pikë, 5 asistime dhe 9 kërcime, ndërkohë në anën tjetër Hjustonin nuk e ndihmuan edhe 30 pikët e Gordon dhe 29 pikët e Grin.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply