Stadiumi i ri në Tiranë “Arena Kombëtare” po merr formën e saj (VIDEO)

Faqja e Federatës Shqiptare të Futbollit ka publikuar një video lidhur me punimet që po zhvillohen në impiantin modern që po ndërtohet në kryeqytetin e Tiranës.

Stadiumi i ri i Kombëtares, i cili do të quhet “Arena Kombëtare” po merr formë, ndërsa për ngritjen e tij po punohet me tre turne.

Tashmë janë duke u ndërtuar edhe tribunat. Më pas do të nisë me anekset dhe në fund me fushën. Ky impiant do të jetë me parametra europianë dhe pikërisht në këtë stadium Shqipëria do të luajë ndeshjet e saj.

Gjithashtu “Arena Kombëtare” do t’i shërbejë dhe skuadrave të kryeqytetit.

Vazhdojnë punimet në ''Arena Kombëtare''

Vazhdojnë punimet në ''Arena Kombëtare''

Публикувахте от Federata Shqiptare E Futbollit в 21 декември 2017 г.

Leave a Reply