Ylli Nejmar do të mungojë ndaj Lionit

Nëse ka një skuadër që pretendon të ndalë vrullin e PSZH-së në Ligue është pa dyshim Lioni. Skuadra e vendit të tretë në kampionatin francez pret këtë të diel pikërisht parizienët e Unay Emery, me shpresën se mund t’u shkaktojë humbjen e dytë sezonale.

Dozat e besimit rriten më shumë pas informacioneve të fundit se PSZH do të udhëtojë drejt stadiumit të Lionit pa lojtarin më të rëndësishëm, Nejmar Junior, që i kushtoi klubit në merkaton e verës plot 222 milionë euro.

Braziliani ka një shqetësim në këmbën e djathtë e për rrjedhojë nuk është grumbulluar nga Emery. Vendin e tij në formacion pritet ta marrë argjentinasi Javier Pastore.

Leave a Reply