Bombë në Premierligë, skuadra e fundit në tabelë mund Liverpullin (VIDEO)

Skuadra e fundit në Premierligë, Suonsi ka hedhur bombën e javës së 24-të, pasi sonte si vendas me rezultat minimal 1:0 mundi skuadrën e katërt në renditje, Liverpullin, duke larguar edhe më shumë nga TOP3.

Kjo goditje shokuese për Liverpullin erdhi vetëm një javë pas asaj fitore dramatike ndaj Mançester Sitit (4:3), që dëshmon qartë se Liverpulli sonte ka nënvlerësuar kundërshtarin e saj.

Golin e vetëm të vlefshëm tre pikë për Suonsin e realizoi Alfi Mouson kah fundi i pjesës së parë. Liverpulli pas këtij goli të pranuar bëntë vazhdimisht presion për të barazuar rezultatin, mirëpo si duket fati nuk ishte në anën e tyre sonte, gjë të cilën e dëshmuan edhe çastet e fundit të takimit  kur shtylla u mohoi golin.

Pas kësaj disfate Liverpulli mbetet në pozitën e katërt me 47 pikë, teksa Çelzi i vendit të tretë ka 50 pikë. Suonsi edhe përkundër kësaj fitore mbetet në pozitën e fundit me 20 pikë, po aq sa ka edhe Uest Bromuiç Albioni në pozitën e para fundit.

Leave a Reply