Shqiprim Taipi largohet nga Shkupi, do të luaj me FC Prishtinën

Shqiprim Taipi në stinorin pranveror nuk do të jetë pjesë e FC Shkupit. Futbollisti me origjinë nga Bujanoci te skuadra nga Çairi luante në formë huazimi nga rradhët e Shkëndijës, drejtuesit e së cilës skuadër vendosën që ta huazojnë te skuadra e FC Prishtinës.

Edhe pse fillimisht u vendos që Taipi të luante edhe 6 muaj të tjera me FC Shkupin, në moment të fundit drejtuesit e skuadrës tetovare vendosën që atë ta dërgojnë te FC Prishtina, si pjesë e marrëveshjes mes këtyre dy skuadrave, ku përfshihet edhe huazimi i Visar Musliut në drejtim të kundërt.

Leave a Reply