Galatasaraji me stil kualifikohet për në gjysmëfinale të Kupës

Skuadra e Galatasarajit është kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Turqisë, pasi në ndeshjen e kthimit të 1/4 së finales mundi Konjasporin me rezultatin 4:1. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me barazimin 2:2, njofton “infOSport.mk”.

Mysafirët shënuan të parët në këtë ndeshje, pasi Fofana në minutën e 14-të  hapi rezultatin pas asistimit të Samuel Eto.

Gëzimi i mysafirëve zgjati vetëm tre minuta, pasi Galata përmes Aziz barazoi rezultatin në 1:1.

Me dy gola të shënuar nga ana e sulmuesit francez, Obafemi Martins në minutën e 52 dhe 88, Galatasaraji siguroi një epërsi komode, ndërkohë në minutat shtesë Rodrigez vendosi rezultatin përfundimtarë  të takimit, Galatasaraji 4, Konjaspori 1.

Kundërsharë i Galatasarajit në gjysmëfinale do të jetë ish skuadra e Sokol Cikalleshit, Akhisar Beledije.

Ndërkohë në gjysmëfinalen tjetër do të përballen dy gjigandët, Beshiktashi dhe Fenerbahçe.

NDIQNI GOLAT NGA NDESHJA, GALATASARAJ-KONJASPOR 4:1

Leave a Reply