Stankovski: Pikët e para janë të rëndësishme, ndaj Renovës ‘test’ i vertetë!  

Rabotniçki dhe Renova do të përballen në xhiron e parë të gjysmësezonit të parë në elitën e futbollit vendor që do të nis të mërkurën. Për këtë sfidë dhe për përgatitjet e zhvilluara në taborin e “Romantikëve” ka folur numri një i stafit teknik, Goran Stankvoski.

“Po afrohet fillimi i gjysmësezonit pranveror në kampionat, na mbeten edhe disa stërvitje, në të cilat do të mundohemi të korigjojmë disa gabime të cilat u shfaqën në ‘testin’ e fundit me Bellasicën. Në të vertetë dua një edicion të mirë në pranverë nga futbollistët e mi. Ndaj Renovës do të jetë ‘test’ i vertetë të shohim vetën ku jemi pas atyre ndeshjeve kontrolluese që i zhvilluam. Pikët e para në kampionat janë të rëndësishme”, ka thënë Stankovski.

Takimi Rabotniçki-Renova luhet të mërkurën nga ora 14:00.

Leave a Reply