Bejll i gatshëm 100%, por në finale luan Isko

Sulmuesi i Realit të  Madridit, Garet Bejll, tashmë është rikuperuar plotësisht nga lëndimi që e mbajti atë për disa javë jashtë fushave të futbollit. Futbollisti  uellsian pa probleme sot  zhvilloi stërvitje të plotë bashkë me shokët e tij të skuadrës.

Megjithatë edhe përkundër këtij fakti, Bejll do të mbetet në bankinë për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve Evropian kundër Juventusit.

Sipas “Marca” do të jetë Isko, ai i cili do të luaj në formacionin e parë. Mesfushori spanjoll i cili ka shkëlqyer ndeshjeve të fundit me fanellën e “mbretërve” ka fituar bindjen e Zinedin Zidan, i cili nuk dëshiron të prishë harmoninë që është krijuar në skuadër.

Kuptohet, e gjithë kjo nëse asnjëri prej futbollistëve ofenziv nuk do të lëndohej deri më 03 qershor, kur Reali do të tentojë që të mbroj titullin e kampionit të fituar vitin e kaluar.

Leave a Reply