Batmani i ri sërish në qendër të vëmendjes te Dortmundi

I ardhur në formë huazimi nga rradhët e Çelzit, Miçi Batshuai ka shënuar gol edhe në ndeshjen e dytë të tij me fanellën e Dortmundit, duke luajtur një rol të rëndësishëm në fitoren 2:0 ndaj Hamburgut.

Në këtë mënyrë “milionerët” u ngjitën në pozitën e tretë, duke iu afruar në vetëm një pikë skuadrës së dytë në tabelë, Lajpcigut.

I vetë ashtuquajturi Batmen, ishte i saktë në minutën e 49-të, pas një pasimi të saktë të Pulishiç.

Këtë epërsi Dortmundi e ruajti deri në minutën e fundit, kur në minutat shtesë me anë të rezervistit Mario Gotze shënoi edhe golin e dytë.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply