Shaqiri shënon sërish për Stok Sitin

Reprezentuesi shqiptarë i Zvicrës, Xherdan Shaqiri sërish ka shënuar gol për Stok Sitin në Premier Ligën angleze në ndeshjen ndaj Brigtonit që u mbyll me barazim 1:1. Shaqiri shënoi golin në minutën e 68-të, duke barazuar kështu shifrat në 1:1, pasi më herët për Brigtonin realizoi Izkierdo.

Për shqiptarin ky ishte goli i pestë në këtë sezon që shënon me fanellën e Stok Sitit.

Leave a Reply