Vardari-Shkëndija do të luhet në “Filipi i Dytë”në Shkup

Takimi i parë çerekfinal në Kupën e Maqedonisë ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës do të zhvillohet në stadiumin “Filipi Dytë” në Shkup. Edhe pse si alternative përflitej stadium në “Gjorçe Petrov”, megjithatë nga Federata e futbollit të Maqedonisë kanë informuar se përballja ndërmjet ekipeve milionere do të luhet në stadiumin më të mirë të vendit.

Takimi Vardari-Shkëndija luhet nesër me fillim në orën 14:00, ndërsa takimi i kthimit është përcaktuar për më 7 mars në Tetovë.

Leave a Reply