Rey Manaj: Dëshiroj të rikthehem te Interi si futbollist i madh!

Futbollisti shqiptar Rey Manaj në një intervistë të fundit të dhënë për mediat italiane ka potencuar së dëshiron rikthimin te Interi si një futbollist i madh.

“Unë dua të rikthehem në ‘San Siro’ si futbollist i afirmuar. Inter është një klub i madh dhe unë dua të rikthehem si futbollist i madh. Dhe për të dëshmuar se mund t’ja dal, zgjodha që të luaj tjetërkund, në një realitet më të vogël, ku mund të gjej vijimësinë. Është një vendim që jo të gjithë do ta kishin marrë”, tha Manaj.

Ai ka vazhduar më tej duke sqaruar se “Të luash tek Inter nuk është e lehtë, ka një diferencë të madh në krahasim me çdo skuadër tjetër. Ka një histori që flet vetë, dhe futbollistët kanë detyrën që të mbrojnë traditën zikaltër. Kërkojnë gjithmonë që të japin maksimumin për çështjen, por ndonjëherë presionet përpunohen jo në mënyrën e duhur dhe kjo nuk i lejon futbollistëve që të luajnë me qetësi. Kontigjenti aktual ka futbollistë vërtetë të fortë. Unë shpresoj shumë dhe uroj që të arrijë zonën e Champions League”.

“E ndjek shumë, bëj tifo për Inter që kur isha i vogël dhe ndjek me pasion gjithçka që i ndodh. Nuk e mohoj se kur humbet, ndjej trishtim, sepse është skuadra ime e zemrës”, ka përfunduar shqiptari.

Leave a Reply