Gjesti i shëmtuar ndaj tifozëve të Beshiktashit, Fernandaos i kushton me dy ndeshje (VIDEO)

Derbi ndeshjet në Superligën e Turqisë gjithmonë dinë të jenë të zjarrta, sidomos ato mes skuadrave nga Stambolli. I tillë ishte rasti edhe në ndeshjen e fundjavës që lamë pas, kur në “Vodafone Arena” u takuan Beshiktashi dhe Fenerbahçe. Ndeshja gjatë gjithë 90-të minutave u zhvillua në një tempo të lartë dhe me shumë tensione, sidomos pas atij provokimi të futbollistit të skuadrës mysafire të Fenerbahçes, Fernandao, i cili pasi shënoi golin e parë të takimit, me një gjest të shëmtuar iu drejtua tifozëve vendas të Beshiktashit.

Këta të fundit u treguan të përmbajtshëm, edhe përkundër gjestit të ulët të futbollistit brazilian, i cili nuk u ndëshkua nga ana e arbitrit kryesor, Xhunejd Çakër, mirëpo pas rishikimit të video materialit, Fernandao u dënua nga ana e Federatës së Futbollit të Turqisë, edhe atë me dy ndeshje.

Ndryshe Beshiktashi në ndeshjen e së dielës në fund mundi Fenerbahçen me rezultatin 3:1.

 

Leave a Reply