Renova nuk din për fitore, barazim edhe me Akademia Pandevin (VIDEO)

Skuadra e Renovës nuk po arrinë të gjejë fitoren në gjysmësezonin pranveror të elitë së futbollit vendor, pasi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1 me Akademia Pandevin në Strumicë në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 22-të.

Akademia Pandevi zhbllokoi shifrat e këtij takimi në minutën e 24-t me anë të Zoran Baldovalievit që realizoi golin nga penalltia, ndërsa xhepçistasit barazuan shifrat në të 45-tën me Argjend Gafurin.

Pjesa e dytë e këtij takimi nuk solli futboll atraktiv me të dyja ekipet që nuk kishin raste konkrete për të ndryshuar rezultatin. Pas këtij barazimi, Renova mbetet në pozitën e 7-të me 22 pikë, 1 më shumë se Pelisteri e Pobeda, ndërsa Akademia Pandevi ngjitet në vendin e 6-të me 27 pikë të grumbulluara./InfOSport.mk

Leave a Reply