Shkupi-Rabotniçki ndahen me barazim, Bajrami humb penallti (VIDEO)

Derbi lokal i xhiros së 22-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Shkupit dhe Rabotniçkit është mbyllur me barazim 1:1. Pjesa e parë e takimit të zhvilluara në stadiumin “Boris Trajkovski” të Maxharit u mbyll pa gola, me të dyja ekipet që kishin rastet për të shënuar.

Minuta e 63-të solli rast të mirë për skuadrën nga Çairi që të shënonte golin e parë të këtij takimi, kur në zonën e rreptësisë në mënyrë të palejuar u ndal Ilijoski, mirëpo Muharem Bajrami gaboi nga pika e bardhë.

“Kur nuk shënon, e pëson”, rregull ky i pashkruar, por që u dëshmua edhe në këtë përballje, pasi 6 minutaa më vonë Kire Markoski shënoi golin e avantazhit për “romantikët” për 1:0.

Pas golit të pranuar të përzgjedhurit e Ardian Nuhiut u vënë në sulm për të kërkuar golin e barazimit, ndërsa ata e gjetën në fund, me Bunjamin Shabanin që shfrytëzoi mirë devijimin e topit nga gjuajtja e Jasharoskit, duke barazuar shifrat e këtij takimi në 1:1.

Pas këtij barazimi, Shkupi dhe Rabotniçki vazhdojnë t’i mbajnë pozitat respektivsht 3 dhe 4 në tabelën e LPFM-së me nga 28 pikë të grumbulluara./InfOSport.mk

 

Leave a Reply