Tronditet sërish futbolli europain, 19-vjeçari francez vdes në gjumë

Futbolli europian tronditet sërish. Vetëm 5 ditë pas vdekjes së Davide Astorit, mëngjesin e së premtes ka ndërruar jetë futbollisti 19-vjeçar i skuadrës së ligës së dytë francez, të Tours, Tomas Rodrigez. Njëjtë sikurse Astori, edhe Rodirigez kishte ndërruar jetë në gjumë, teksa ndodhej në qendrën stërvitore të skuadrës.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe nga vetë faqja e klubit francez, të cilët megjithatë nuk kanë dhënë më shumë detaje rreth kësaj tragjedie.

Federata Franceze e Futbollit ka vendosur nga 1 minutë heshtje për të gjitha ndeshjet e Ligue 1, ndërsa me kërkesë të klubit Tours, pritet që të shtyhen të gjitha ndeshjet e kësaj jave në Ligue 2.

Leave a Reply