Imobile thyen rekord me gola në Seria A

Plot 24 golat që Imobile ka shënuar në këto 28 javët e para të kampionatit në Seria A, janë padyshim një statistikë shumë e rëndësishme. Në 60 vitet e fundit, vetëm Higuain me 26 gola te Napoli në sezonin 2015-16 ka realizuar më shumë se sulmuesi i Lazios, pas 28 javëve të para të Serie A.

Futbollisti i fundit italian që ka shënuar të paktën 25 gola pas 28 ndeshjeve të para, pra 1 gol më shumë se Imobile, ishte Giuseppe Meazza me fanellën e Ambrosiana-Inter 25 gola në sezonin 1935-36. Golashënuesi rekordmen pas 28 javëve të para të Seria A, mbetet gjithmonë Angelillo, që u nda nga jeta tani vonë, që me fanellën e Inter shënoi plot 31 gola në sezonin 1958-59.

Leave a Reply