Lenjani dhe Kasami shënojnë në fitoren e Sionit

Emir Lenjani dhe Pajtim Kasami kanë shënuar nga një gol në fitoren e thellë 7:2 të Sionit ndaj Thunit, njofton “infOSport.mk”. Sioni ka vënë diktatin në fushë që në minutën e 12-të, kur Karlitos shënoi golin e parë, teksa në minutën e 26-të Çunha dyfishoi shifrat në 2:0. Vetëm një minutë më pas Sorgiç ngushtoi diferencën vetëm një minutë më vonë, ndërkohë që në minutën e 36-të, Adrian nga penaltia ka shënuar golin e tretë.

Ermir Lenjani pas asistit të Pajtim Kasamit në minutën e 47-të shënoi për 4:1, kurse Spielman në minutën e 62-të ka rikthyer shpresat e mysafirëve duke shënuar goline  dytë për Thunin.

Megjithatë nuk zgjati shumë dhe strugani Pajtim Kasami nga pika e bardhë në minutën e 69-të shënoi për 5:2, e sikur të mos mjaftonin këto gola, Rigeti në minutën e 77-të shënoi një gol në portën e tij, duke u mundësuar vendasve epërsinë e 4 golave, teksa 3 minuta më vonë i sapo inkuadruari në lojë, Shenvuli i cili zëvendësoi Kasamin në minutën e 79-të vulosi rezultatin përfundimtarëë të këtij takimi, Sioni 7, Thuni 2.

Në dy takimet tjera të së dielës në kuadër të javës së 25-të, Bazeli u mund në transfertën ndaj Lucernës, teksa Jang Bojsi ka mundur në shtëpi 3:1 Grasshopersin.

Leave a Reply