Çelzi pas 36 viteve kualifikohet në gjysmëfinale të FA Kupës (VIDEO)

Çelzi pas plotë 36 viteve është kualifikuar për në gjysmëfinale të FA Kupës, pasi sot në ndeshjen çerekfinale eliminoi Lesterin, edhe atë vetëm pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazimin 1:1.

Golin e fitores dhe të kualifikimit për “blutë” e Londrës e realizoi Pedro në minutën e 105-të, teksa edhe goli i parë i Çelzit u shënua nga një spanjoll tjetër, Alvaro Morata (42’). Golin e barazimit që këtë ndeshje e dërgoi drejt vazhdimeve për Lesterin e shënoi sulmuesi Vardi (76’).

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar gjatë ditës së sotme Sautemptoni me rezultatin  2:0 mundi Uiganin në transfertë.

Leave a Reply