Erdhi koha që edhe Bajerni të dorëzohet! (VIDEO)

Bajern Munihu ka pësuar edhe disfatën e tretë këtë edicion në Bundesligë, pasi sot u mund në transfertën ndaj Lajpcigu me rezultatin 1:2, njofton “infOSport.mk”.

Para startit të javës së 27-të shumica prisnin që “bavarezët” të festonin titullin, mirëpo pas kësaj disfate festa e “bavarezëve” mund të shtyhet për dy javë.

Kjo fitore e RB Lajpcig është e para në historinë e shkurtë të skuadrës nga Gjermania Lindore, skuadër kjo e cila shumë shpejtë po ecën drejt hapave të mëdhenj në futbollin gjerman.

Në “Red Bull Arena” skuadra e Jup Hajnkes ishte hije e vetëvetes për rreth një ore lojë, dhe pikërisht pas kësaj periudhe u mundua të ndryshojë diçka, por pa sukses, pasi Lajpcigu arriti që të ruajë epërsinë e krijuar.

Sandro Vagner në mungesë të Levandovskit shënoi golin e parë të takimit në minutën e 12-të, teksa 8 minuta para fundit të pjesës së parë Nabi Keita solli simetri në rezultat.

Vendasit e RB Salzburg bënë kthesë totale të rezultatit në minutën e 57-të, kur Timo Verner shënoi golin e dytë në rrjetën e “bavarezëve”, që në fund rezultoi të jetë i mjaftueshëm për fitoren e 12-të në kampionat.

Lajpcigu pas kësaj fitore me 43 pikë renditet në pozitën e 6-të, teksa Bajerni me 66 pikë mban pozitën e parë, duke lënë pas vetes Shalke 04 me 17 pikë dhe Borusinë e Dortmundit në vendin e tretë me 18 pikë.

“Milionerët” sot mundën Hanoverin me rezultatin 1:0 falë një goli të shënuar nga Miçi Batshuai, teksa Këlln me golat e Osako dhe Zoller, me rezultatin 2:0 mundi Bajer Leverkusenin.

Leave a Reply