Basti i çmendur i Ronaldos në nëntor! Do jem unë golashënuesi më i mirë në La Liga

Kristiano Ronaldo ka një ego të pashoq dhe një besim të pamasë te aftësitë e tij, gjë që e vërteton gjithmonë me deklaratat dhe sjelljen e tij. Por ajo që futbollisti ka bërë në nëntor, kalon gjithçka.

Sipas “Onda Cero”, futbollisti ka vënë një bast të çuditshëm në fillimin e nëntorit me shokët e tij të skuadrës te Real Madrid. Pas ndeshjes ndaj Las Palamas, në javën e 11 të La Liga, Ronaldo vuri bast me dy futbollistë, emrat e të cilëve nuk dihen ende, se ai do të shpallej në fund të sezonit golashënuesi më i mirë.

Basti është shumë i guximshëm, sepse në atë periudhë, Ronaldo kishte shënuar vetëm 1 gol, ndërsa Mesi kishte realizuar 12 të tillë në kampionat. Shifra e vënë bast mes shokëve raportohet se ka qenë e lartë por lojtarët kanë vendosur bashkërisht që humbësi ta paguajë këtë shumë në një organizatë bammirësie të zgjedhur nga fituesi.

Vetëm 4 muaj më vonë, Ronaldo e sheh veten shumë pranë fitores së bastit i cili asokohe dukej i çmendur. Ai është tani i dyti në renditjen për golashënuesin më të mirë në Spanjë, me 22 gola, ndërsa Mesi ka 25 të tillë. Duke llogaritur se në ndeshjet e fundit portugezi ka gjetur me vazhdimësi rrjetën, nuk është çudi që parakalimi të ndodhë që në muajin e ardhshëm. (vipsport.al)

Leave a Reply