Dy kampionët e fundit të Botës luajtën baraz (VIDEO)

Dy kampionët e fundit të Botës në futboll, Gjermania dhe Spanja luajtën një super ndeshje miqësore në Dyzeldorf, që në fund u mbyll me barazimin 1:1, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja dhuroi shumë raste shënimi dhe një futboll të luajtur në nivele shumë të larta, ku në fund të dyja skuadrat arritën të shënojnë vetëm nga një gol, edhe atë që gjatë 45 minutëshit të parë.

Rodrigo Moreno kaloi në epërsi Spanjën vetëm pas 6 minutave lojë, teksa një super gol i Tomas Myller i shënuar në minutën e 35-të i solli barazimin Gjermanisë.

HIGHLIGHTS: Germany vs Spain (1-1) Great match by footbie.com

Leave a Reply