Dy yjet e Juves mungojnë në ndeshjen e nesërme

Dy nga yjet e Juventusit, Andrea Barzalji dhe Federiko Bernardeski do të mungojnë në transfertën e nesërme ndaj Beneventos në “Serie A”. Mesfushori fantazist i “Zonjës së Vjetër” vazhdon të ketë probleme me gjurin, teksa qendërmbrojtësi Barzalji ka probleme me stomakun.

Lajme të mira për Masimiliano Alegri janë rikthimi i Mario Manxhukiç, Medi Benatia dhe Miralem Pjaniç, të cilët do të jenë të gatshëm për të “terrorizuar” skuadrën e fundit në tabelë.

Leave a Reply