E ardhmja e Iskos është gjithnjë e më larg Realit të Madridit, por edhe futbollit spanjoll. Mesfushori i kombëtares spanjolle po kërkon me ngulm largimin nga “Santiago Bernabeu”, pasi dëshira e tij është një dhe e vetme t’i bashkohet Pep Guardiolës te Mançester Siti.
Sipas medieve spanjolle, “Citiziens” janë në avantazh për lojtarin pasi edhe pse ka shumë oferta në drejtim të tij, Isko as që i merr në konsideratë, klube të tilla si Juventusi, Arsenali dhe Çelzi, pasi nëse vendos të largohet nga Reali, një gjë të tillë do të bënte vetëm për Sitin.
Florentino Perez për ta lënë të lirë Iskon kërkon 80 milionë euro, ndërkohë që Mançester Siti për momentin ofron vetëm 45 milionë plus bonuset, megjithatë dy klubet janë në negociata dhe mund të gjejnë gjuhën e përbashkët.