Ja në çfarë mënyre Roma i uron datëlindjen trajnerit të Shqipërisë, Kristian Panuçi (VIDEO)

Datëlindja e trajnerit të Kombëtares shqiptare të futbollit, Kristian Panuçi, është kujtuar edhe nga ish klubi i tij i Romës. Skuadra nga kryeqendra italiane pavarësisht euforisë pas eliminimit të Barcelonës në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, nuk kanë harruar të postojnë një mesazh urimi për teknikun e “kuqezinjëve” i cili sot mbushi 45 vjet.

“Verdhekuqtë” e kanë bërë duke i kujtuar ish-mbrojtësit i cili mbajti disa herë edhe shiritin e kapitenit, një nga momentet më mbresëlënëse të karrierës së tij, atë gol të shkëlqyer të cilin ai shënoi në “Kamp Nou” ndaj Barcelonës dhe që në javët e fundit është përmendur shpesh si motivim për kualifikimin e klubit përballë “katalunasve”.

“8 sezone te AS Roma, 315 ndeshje, 31 gola, 2 Kupa Italia, 1 Superkupë italiane. Gëzuar ditëlindjen Kristian Panuçit i cili sot mbush 45 vjet”, ishte kujtimi i skuadrës së Romës, i shoqëruar edhe me videon e atij goli në “Kamp Nou”.

Leave a Reply