Rakitiç largohet nga Barcelona, destinacioni i tij i rradhës Premierliga

Mesfushori kroat Ivan Rakitiç mund të largohet nga Barcelona në fund të këtij stinori. Mesfushori “katalunas” është duke shqyrtuar ofertat një nga një, ndërsa më tërheqëse mbetet ajo e Mançester Junajtedit.

30-vjeçari i Barcelonës, cilësohet si një prej objektivave kryesorë të “Djajve të Kuq” për sezonin tjetër, pasi Hoze Murinjo kërkon që në skuadër të ketë një mesfushorë të kalibrit botëror.

Sipas “Diario Gola”, vetë Rakitiç dëshiron të nisë një eksperiencë të re në karrierën e tij, por së pari do të konsultohet me drejtuesit e Barcelonës, për të mësuar se çfarë roli do të ketë ai në stinorin e ardhshëm.

Rakitiç pjesë e Barcelonës është që nga viti 2014-të, kur në “Kamp Nou” arriti nga rradhët e Seviljës, ndërsa brenda periudhës 4 vjeçare me fanellën “katalunase” ai zhvilloi plotë 208 ndeshje, duke regjistruar edhe 29 gola.

Leave a Reply