Mbyllet me barazim pjesa e parë Bajern – Real Madrid (VIDEO)

Është mbyllur me barazim 1:1 pjesa e parë e ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve Europian midis Bajernit të Munihut dhe Realit të Madridit, që në këto momente po zhvillohet në “Alianc Arena”, njofton “infOSport.mk”.

Ishte Bajerni skuadra e cila e para iu gëzua golit sonte, kur Kimish shfrytëzoi një kundërzbritje të shpejtë dhe me një goditje të fuqishme me të djathtën e tij arriti që të mposht portierin Navas në minutën e 28-të.

Barazimin Reali i Madridit e arriti në minutën e 44-të, falë goditjes precize të brazilianit Marselo, i cili shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes vendase, e cila nuk largoi me kohë rrezikun, ndërsa numri 12-të i “mbretërve” ishte aq i saktë, sa që Ullrih nuk arriti të gjejë kundërpërgjigje,vetëm se të sheh topin në rrjetën e tij.

Pas këtij goli, por dhe në pjesën më të madhe të 45 minutëshit të parë, Bajerni krijoi raste, mirëpo nuk i’a arrinte qëllimit që të shënonte, përveç golit të Kimish.

Leave a Reply