Inter-Juventus, Bufon të shtunën zhvillon ndeshjen e tij të fundit në “San Siro”

Ndërmjet Parmës dhe Juventusit, Bufon përgatitet të luajë ndeshjen me numrin 39 në “La Scala del Calcio”. “Amarcord” i nivelit, i mbështetur nga kujtime të pabesueshme. Kampioni toskan, deri më tani, ka marrë kënaqësinë e 13 fitoreve në “San Siro”, i mbështetur nga 13 barazime dhe 12 humbje.

Buffon në “San Siro” do të ndiqet nga një numër rekord tifozësh. 78.328 spektatorë do të jenë në stadium, për një total prej mbi 5 milionë eurosh të inkasuara nga shitja e biletave. Ndërkohë, për portierin bardhezi duket se ndeshja e së shtunës do të jetë ndeshja e tij e fundit në “San Siro”.

Leave a Reply