Drejtuesit e Evertonit shkarkojnë trajnerin Allardejs

Evertoni ka shkarkuar trajnerin e deritanishëm, Sem Allardejs. Ish-trajneri i Kombëtarës së Anglisë pjesë e “karamelëve” ishte vetëm 6 muaj, pasi nëntorin e vitit të kaluar zëvendësoi holandezin Ronald Kuman.

Lajmin për shkarkimin e strategut anglez, Evertoni e ka bërë të ditur edhe përmes faqes se saj zyrtare.

Evertoni sezonin 2017/2018 e mbylli në pozitën e 8-të me 49 pikë, duke mbetur kështu jashtë zonës europiane. Si duket kjo nuk ka kënaqur drejtuesit e ekipit nga “Gudison Park”, të cilët vendosën të marrin një hap të këtillë, edhe përkundër faktit se Allardejs me Evertonin kishte kontratë edhe për një vit tjetër.

Për më shumë se ky fakt, të pakënaqur dhe të zhgënjyer nga stili i lojës së aplikuar nga Allardejs kishin mbetur edhe tifozët e skuadrës nga Liverpulli, një arsye tjetër më shumë që drejtuesit të ndërprisnin para kohe bashkëpunimin me trajnerin e njohur anglez.

Leave a Reply