Gjeneratat e reja të Shkëndijës rrugës së kampionëve të mëdhenj, fitojnë edhe Kupën e tretë

Gjeneratat e reja të Shkëndijës vazhdojnë të jenë 100% të suksesshëm në ndeshjet finale të Kupës së Maqedonisë. Pasi të martën ekipet U19 dhe U18 fituan trofeun e Kupës në kategoritë përkatëse, sot vitrinat e “kuqezinjëve” u pasuruan me një tjetër trofe pasi Kupën e Maqedonisë e fitoi edhe Shkëndija U16.

Ekipi i drejtuar nga Ibraim Luma në finalen e madhe mundi Rabotniçkin pas ekzekutimit të penaltive me rezultat 5:4, pasi koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezutatin e barabartë 1:1.

Fiton Ademi në minutën e 26-të kishte kaluar në epërsi Shkëndijën 1:0, teksa “romantikët” kishin barazuar rezultatin në minutën e 38-të me anë të Kosteskit.  barazon shifrat në 1:1. Pjesa e dytë nuk solli ndryshim kështu që fituesi duhej të vendoset përmes penaltive, ku “kuqezinjtë” demonstruan efikasitet maksimal. Rrugën e triumfit e hapi portieri Astrit Amzai që ndali goditjen e Kosteskit në serinë e parë, duke i dhënë ekipit përparësi të madhe për vazhdimin e serisë.

Ademi, Elezi, Murati, Selimi dhe Qamili ishin të saktë deri në përfundim të serisë së pestë, duke sjellë fitore 5:4 dhe festë të madhe për titullin kampion në Kupën e Maqedonisë.

Të enjten Shkëndija U14 e drejtuar nga Bashkim Arifi do të zhvillojë finalen e Kupës përballë Vardarit.

Leave a Reply