Demiri: Tifoz i Milanit, por në Botëror mendojë që Gjermania është favorit (VIDEO)

Besir Demiri po i kalon pushimet në vendlindjen e tij në Shkup, duke e shfrytëzuar në maksimum hapësirën e lirë para fillimit të garave eliminatore në Liga Evropa që do të luajë me skuadrën e Mariupolit.

Ai gjatë qëndrimit në vendlindje, përveç kohës kushtuar shoqërisë dhe familjarëve, po ndanë kohë edhe për mediat, ndërsa së fundmi ishte i ftuar në një prej emisionëve zbavitëse të televizionin 21 në Maqedoni.

Demiri në janar të këtij viti kaloi si lojtar i lirë nga Maqedonia te Mariupoli i Ukrainës, duke bërë kështu debutimin e parë në karrierë jasht vendit tonë, ndërsa spjegon pritshmëritë dhe jetën që po kalon atje.

“Kampionati në Ukrainë është ashtu siç e kam pritur unë, ka një dallim shumë të madh, pasi gjatë karrierës sime kam luajtur vetëm në Maqedoni dhe kjo është hera e parë që dal jashtë shtetit dhe kam hasur në një kampionat shumë të fortë, ku luhet futboll i mirë dhe ka dallim shumë nga Maqedonia. Ndërkohë sa i përket jetës, është diçka normale, nuk është jetë e shtrenjtë në Ukrainë, ka një standart normal. Mua në përgjithësi më kanë pritur mirë, si nga ana e lojtarëve të ekipit, trajnerëve deri te tifozët, pasi jam njëri ndër të paktët që ndodhem në ekip nga të huajt dhe mua personalisht më kanë lënë përshtypje të mirë”, shprehet Demiri.

“Aktualisht kam kontratë me Mariupolin edhe për një vit tjetër dhe nuk mendojë asgjë. Futbollit asnjëherë nuk i dihet, por për momentin jam shumë i kënaqur me Mariupolin”, ka thënë futbollisti shkupjan.

Në mesin e shumë pyetjeve rreth jetës së tij private dhe asaj të futbollit, Demiri  është pyetur për klubin që bën tifo por edhe për Kampionatin Botëror që do të nis me 14 qershor në Rusi.

“Si fëmijë kam qenë, por edhe tani jam tifozë i Milanit. Sa i përket Botërorit, tash do të kemi shumë ndeshje, ndërsa unë personalisht edhe pse nuk kam ndonjë favorit, por mendojë që Gjermania apo Belgjika janë favoritët për ta fituar. Por asgjë nuk dihet, pasi jo gjithmonë fitojnë favoritët”, ka thënë 22 vjeçari.

Demiri me 19 qershor do të fillojë përgatitjet me Mariupolin në Ukrainë, ndërsa garat në eliminatoret e Liga Evropës do t’i nisin nga raundi i dytë.

Besir Demiri në #TV21 #Pastel! flet për kampionatin dhe jetën në Ukrainë

Публикувахте от TV21 в 12 юни 2018 г.

Leave a Reply