Sharri dhe Albarsa fitues të turneut të Bajramit në Hasanbeg

Në patronatin e Komunës së Gazi Babës dhe Qytetit të Shkupit, ndërsa me  organizim teknik të Klubit të futbollit “Fortuna 2009” nga Hasanbegu, të dielën është zhvilluar turneu  “Bajrami 2018”.

Në turneun në fjalë prezent ishte edhe vetë kryetari i komunës së Gazi Babës, Borçe Georgievski, por edhe legjenda e sportit shqiptar Shaban Tërstena i cili ndau edhe çmimet për skuadrat më të mira.

Fitues i turneut tek gjenerata 2008 doli skuadra shkupjane e Albarsa, e cila në finale përmes ruletit të penaltive me rezultatin 3:2 e mundi Sarajin, teksa në vendin e tretë në këtë gjeneratë u rendit skuadra e Milanos nga Kumanova.

Portier më i mirë tek 2008-shat u shpall Drilon Alili (Saraj), ndërsa futbollist më i mirë doli Merdijan Sulejmani.

Ndërkohë fitues tek gjenerata 2007 doli të jetë skuadra kosovare e SC Sharri nga Hani i Elezit, që në finalen e madhe, po përmes ruletit të penaltive, kishte mundur skuadrën shkupjane të Albarsa. Vendi i tretë te kjo gjeneratë i takoi skuadrës tjetër shkupjane të Nova Kolonija.

Portier më i mirë u shpall Rinor Shkreta nga ekipi i SC Sharri, ndërsa futbollist më i mirë doli Admir Zejadini.

Pas mbylljes së turneuT pasoi shoqërimi me bakllava të të gjithë pjesëmarrësve ku u harxhuan më shumë se 500 copë bakllava.

Organizatorët e dhe pjesëmarrësit thonë se qëllimi u arrit, pasi të gjithë u ndanë të kënaqur me shoqërimin një ditor në Hasanbeg.

Për dallim nga viti i  kaluar (2017), këtë edicion në turneun e Bajramit të organizuar nga KF Fortuna 2009 morrën pjesë 20 skuadra me më shumë se 200 futbollistë.

Leave a Reply