Senegali mund Poloninë e Levandovskit (VIDEO)

Senegali ka konfirmuar se nuk ka favoritë në Kampionatin e sivjem Botëror të Rusisë. Senegalezët në ndeshjen e dytë të grupit “H” mundën Poloninë e Levandovskit, i cili nuk arriti që të bëjë diçka më serioze para portës kundërshtare. Senegali shënoi fitore 2:1 ndaj skuadrës europiane, e cila në këtë mënyrë vështirëson edhe më shumë gjërat rreth kualifikimit për në raundin e dytë.

Një autogol i Cionek në minutën e 37-të shtangu polakët, të cilët nuk arritën që të rimarin veten edhe pas pushimit 15 minutësh mes dy pjesëve, pasi në minutën e 60-të pësuan edhe golin e dytë.

Kësaj rradhe autorë i golit ishte Mbaje Niang, sulmuesi aktual i Torinos, i cili një kohë të gjatë ka mbajtur veshur edhe fanellën e Milanit.

Shpresat e Polonisë krejt fare në fund i riktheu Krihovjak me golin e shënuar në minutën e 86-të, mirëpo që në fund vlejti vetëm për statistikë.

Në këtë mënyrë Japonia dhe Senegali me nga 3 pikë mbajnë dy pozitat e parë, duke lënë pas vetes dy skuadrat favorite, Kolumbinë dhe Poloninë, kombëtare këto që me 24 qershor do të përballen njëra me tjetrën në “Kazan Arena” me fillim në ora 20:00.

Leave a Reply