Suedia me 4 mungesa të rëndësishme ndaj Gjermanisë

Tre futbollistë të Suedisë janë në dyshim të fortë për ndeshjen e sotme me Gjermaninë për arsye shëndetësore. Fjala është për Janson, Helander dhe Rohden, të cilët janë kapluar nga një virus gastrointestinal dhe e kanë të pamundur të jenë gati ndaj Gjermanisë.

Përveç tyre ndaj Gjermanisë me shumë gjasa do të mungojë edhe sulmuesi Thelin, i cili kishte pësuar dëmtim në ndeshjen e parë me Korenë e Jugut. Ai nuk arriti të rikuperohet me kohë, kështu që mungesat për suedezët për këtë ndeshje janë gjithsej katër.

Leave a Reply